
Gjatë takimit, për fokus ishin operimet dhe sfidat që përballen të dyja ndërmarrjet, si dhe objektivat që synojnë të arrijnë. Të dy krerët e ndërmarrjeve ranë dakord për krijimin e grupeve punuese që do të përgatisin një marrëveshje mirëkuptimi. Kjo marrëveshje ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet KEK-ut dhe KRU-Prishtina, dy kompani që janë nën pronësinë e të njëjtit aksionar, Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për koordinimin e mëtejshëm në sektorët e energjisë elektrike dhe ujit, dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta dhe përmirësimin e efikasitetit në shërbime.