Në këtë kuadër, menaxhmenti i KEK-ut, duke marrë parasysh kërkesat e përfaqësuesve të punëtorëve dhe me synimin për përmirësimin e mirëqenies së tyre, por gjithashtu duke u kujdesur për sfidat financiare që priten, ka propozuar një bonus prej 200 eurosh për fundvit dhe një rritje të pagave prej 50 eurosh për të gjithë punëtorët, me efekt nga muaji janar 2025.
Kryesia e SPEK, pas takimeve me anëtarët e saj gjatë ditës së sotme, ka pranuar këtë propozim, duke shfaqur një qëndrim të matur dhe të orientuar drejt stabilitetit dhe zhvillimit të mëtejshëm të KEK-ut.
KEK shpreh falënderime për Kryesinë e SPEK për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe thekson se ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e bashkëpunimit midis menaxhmentit të KEK-ut dhe sindikatës. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të balancuar sfidat financiare dhe realizimin e projekteve të rëndësishme që do të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit energjetik të Kosovës.