Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka mirëpritur sot 149 punonjës të rinj në fushën e elektroenergjetikës, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e saj. Me një skenë organizative që parashikon 5169 punonjës, aktualisht KEK ka 3318 punonjës aktiv, kështu që nënshkrimi i këtyre kontratave ishte një hap i domosdoshëm.
Ceremonia u zhvillua në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilët e vlerësuan KEK-un si një burim vital të energjisë dhe si një organizatë në proces zgjerimi. Kryeshefi Ekzekutiv, Bekir Gërguri, falënderoi të pranishmit për mbështetje dhe fokusi i tij ishte mbi moshën mesatare të punonjësve, e cila është mbi 52 vjeç, dhe numrin e lartë të pensionimeve çdo vit, me rreth 200 punonjës.
Gërguri theksoi rëndësinë e këtyre rekrutimeve për të forcuar kapacitetet njerëzore dhe për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit të energjisë, që është thelbësor për të ardhmen ekonomike të vendit. Ai gjithashtu përmendi nevojat për rekrutime të tjera, si saldues, xehetarë, punëtorë të mirëmbajtjes mekanike, dhe profile të tjera të rëndësishme.
Në përfundim, Gërguri u uroi suksese punëtorëve të rinj dhe shprehu besimin se këto përforcime do të sjellin freski dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të KEK-ut. <