Fillimisht, ju bëjmë me dije se pompat për shkarkimin e ujërave në deponin e hirit në Mirash nuk janë duke punuar pasi që niveli i ujit është i ulët dhe pompat mund të kryqen vetëm në rast të prurjeve të ujit nga të reshurat atmosferike të cilat natyrshëm ngritin nivelin e ujit. Për më tepër, duhet theksuar se me rastin e të reshurave dhe kryqjeve eventuale të pompave, uji mund të jetë më i turbullt vetëm disa minuta (për ilustrim shihe fotot e tanishme në vijim).
Për më tepër, Korporata Energjetike e Kosovës ka një bashkëpunim të mire me Komunën e Obiliqit, e me theks të veçante me Drejtorinë per Mbrojtjen e Mjedisit dhe në këtë vazhdë mirëpret çdo reagim i cili shkon në drejtim të përmirësimit të procesit të punës dhe operimeve ditore në korporatë.
Përndryshe, përveç operimeve të minierës dhe termocentraleve, prioritet i KEK-ut ka qenë dhe mbetet përmirësimi i fushës ambientale. Në këtë drejtim, KEK ka bërë dhe është duke bërë investime qindra milionëshe në projektet ambientale si: *Ndërrimi i elektro-filtrave në TC Kosova A, *dizejnimi dhe mbulimi i ish deponisë së hirit (e trashëguar nga e kaluara) të TC-Kosova A me sipërfaqe mbi 250 hek. *transporti hidraulik i hirit, *dhjetëra parqe e fusha të sportit në dy komunat etj, si dhe janë në proces projektet si; *ndërtimi i elektrofiltrave në TC Kosova B, *ndërtimi i impianteve të ujërave industrial dhe atmosferike në TC Kosova B, *ndërtimi i brezit të gjelbër, *ndërtimi i parkut solar, *ndërtimi i parkut rekreativë multi-funksional etj.
Përveç kësaj, KEK-u ka përkrahur dhe do të përkrah çdo kërkesë të komunitetit dhe komunave me fuqi punëtore dhe makineri të rënda, natyrisht pa penguar operimet e saj primare dhe brenda kornizave ligjore.