Sot, me dt: 06 Shtatorë, 2017, Drejtori Menaxhues, Arben Gjukaj me menaxhmentin e KEK-ut, kanë pritur në vizitën e saj të parë, znj. Linda Van Gelder – drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, e shoqëruar nga stafi i lartë i BB zyrës në Prishtinë. zt. Gjukaj gjatë vizitës ka njoftuar znj. Van Gelder, për sfidat dhe objektivat e KEK-ut në përgjithësi e me theks të veçantë rreth zhvillimeve të fundit sa i përket zhvendosjes dhe normalizimit të punës në miniera pas vendimeve përfundimtare të Qeverisë.

Banka Botërore si palë e interesit të veçantë për KEK-un, gjithashtu është njoftuar edhe për prodhimin e dy termocentraleve nëpër vite dhe rekordet e prodhimit që janë arritur vitet e fundit, duke i bërë me dije se KEK-u tani më ka dëshmuar se është faktor stabiliteti energjetik në vend.