Atleti i njohur i KEK-ut, Bedri Sadiku i cili është pjesëtar i “Kosova Trail Running Association” (KTRA), ka rrëmbyer vendin e parë në garën e vrapimit malor qe u mbajt në Prilep të Maqedonisë. Në garën e njohur si me e madhja e vrapimit në Maqedoni, e quajtur “Krali Marko Trails 2017”, me mbi 1,600 kilometra shtigjet malore e qe ndahet në tri disiplina, 110KM me ngjitje malore prej 5,300m, disiplinën e 65 KM me ngjitje malore prej 3,000m si dhe në disiplinën e 31KM me ngjitje malore prej 1,250M kanë marrë pjesë 30 vrapuës nga Kosova. Në disiplinën 31KM me ngjitje malore prej 1,250 metrash, punëtori i KEK-ut, Bedri Sadiku mori vendin e parë, ndërsa edhe në diciplina tjera garues nga Kosova arritën suksese. Për të marrë pjesë në këto gara, pjesëtarët e KTRA ndoqën një program rigoroz të përgatitjes 1 vjeçare, me intensitet të shtuar në 3 muajt e fundit. Të gjithë pjesëtarët e KTRA arritën me sukses të përfundojnë garat. Vlen të theksohen arritjet e veçanta edhe të 2 pjesëtareve të grupit. Përveç, Bedri Sadiku i cili arriti vendin e parë edhe Arineta Mula doli e treta në kategorinë e femrave në garën prej 110KM, si dhe Albulena Maliqi po ashtu doli e treta në kategorinë e femrave në garën prej 65KM. Siç kanë shkruar edhe në profilin e tyre në FB, pjesëmarrja në gara e sportistëve të “KTRA” ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe një motivim për të shtuar përgatitjet dhe vazhduar me pjesëmarrjen në garat e ardhshme.