Një grup nxënësish nga Hamburgu i Gjermanisë se bashku me nxënësit e gjimnazit “Loyola - Gymnasium" nga Prizreni, kanë shprehur interesim për të parë nga afër procesin e prodhimit të energjisë elektrike në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Të shoqëruar nga kujdestarët e tyre mësimdhënës, nxënësit kanë vizituar Termocentralet “Kosova-A” dhe “Kosova-B” si dhe janë njoftuar me punën dhe procesin e prodhimit të energjisë elektrike. Për historikun e ngritjes së kapaciteteve të termocentralit “Kosova-A” dhe mënyrën e prodhimit të energjisë elektrike janë njoftuar nga inxhinieri, Ismail Simnica dhe inxhinieri Sabri Simnica. Më pas, nxënësve u është ofruar mundësia të shohin pajisjet e njësive prodhuese dhe komandat termike. Edhe në këtë rast janë informuar për mënyrën e prodhimit të energjisë dhe transmetimin e saj nga njësitë prodhuese deri tek rrjeti elektrik. Gjithashtu inxhinierët i janë përgjigjën edhe pyetjeve të nxënësve lidhur me prodhimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Nxënësve të shkollës “Loyola - Gymnasium" nga Prizreni dhe atyre nga Hamburgu i është mbajtur edhe një ligjëratë nga drejtori ekzekutiv i Termocentralit “Kosovës- B”, z. Luigj Ymeri si dhe z. Skënder Bucollit.

Përfaqësuesit e KEK-ut kanë inkurajuar nxënësit që të ndjekin mësimet dhe të përcjellin zhvillimet e teknologjisë dhe të punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe me të shëndetshme. Nga kjo vizitë, informacionet e ofruara dhe ligjërata e drejtorit Ymeri, nxënësit u ndanë shumë të kënaqur dhe kanë falënderuar drejtuesit e korporatës për mundësin dhe informacionet. Po ashtu edhe zyrtarët e KEK-ut i kanë falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit për vizitën dhe kanë qenë të impresionuar me nivelin e lartë të përgatitjes se tyre.