Projekti gjithashtu synon të fuqizojë mundësitë arsimore dhe të ofrojë ndihmë teknike dhe grante të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë. Në këtë ngjarje, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) është përfaqësuar nga Mirvete Gërguri, Drejtoresha Ekzekutive e Prokurimit (u.d.). Ajo theksoi se ky program do të ofrojë mbështetje të konsiderueshme për arritjen e barazisë gjinore në sektorin e energjisë.
Gërguri theksoi se KEK ka shembuj të mirë të punës dhe se është e rëndësishme të merret parasysh jo vetëm punësimi i vajzave të reja, por edhe i grave që kanë përfunduar studimet, por ende nuk janë punësuar. Ajo shprehu se KEK ka hapësirë për të gjitha ato që tregojnë profesionalizëm dhe do të ofrojë mundësi të reja për gratë në këtë sektor. Në përfundim, Gërguri theksoi se ky program do të jetë një mbështetje e madhe për barazimin e mundësive për gratë dhe burrat në energji.