Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se ndër piroritetet e saj ka, dhe do vazhdojë të ketë, edhe përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e mirëqenies së komunitetit përrreth fushës së operimeve. Në këtë drejtim, ju bëjmë me dije se edhe kërkesat aktuale të komunitetit janë trajtuar me kujdes nga menaxhmenti në bashkërendim edhe me komisionet përkatëse të caktuara për këto çështje dhe është vendosur si në vijim:
Rruga “Afrim Krasniqi” do të mbyllet për arsye të deformimeve të shfaqura në këtë segment, rrezikshmërisë për qarkullim të sigurt e konstatuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave si dhe vazhdimësisë së procesit të punës së minierës.

Njëkohësisht, për lehtësimin e qarkullimit dhe me kërkesë të komunitetit si alternativë hapet rruga nga fshati Bardhi i Madh kalon nëpër miniera dhe lidhet me fshatin Palaj.
Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e përkushtuar që gjithnjë të jetë afër komunitetit duke i trajtuar të gjitha kërkesat e tyre të cilat kanë bazën ligjore dhe nuk pengojnë zhvillimet dhe operimet e korporatës.


Gjithë t 'mirat,
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
Korporata Energjetike e Kosovës