Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas ndaljes dyditore të Njësisë B2, si dhe pas një pune të pandërprerë dhe me përkushtim të personelit të TCB-së, ka përfunduar me sukses inspektimi teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) në kaldaj. Njësia B2, dje më datë 07.12.2024, në orën 01:48, është sinkronizuar me rrjetin energjetik dhe gjendja e saj është stabile.
Kjo ndalje ishte e nevojshme për të siguruar që njësia të funksionojë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
E rëndësishme është se KEK-u tashmë operon me dy njësi (A-3 dhe A-4) në termocentralin Kosova A, si dhe me dy njësi (B-1 dhe B-2) në termocentralin Kosova B.
KEK-u, si prodhuesi më i madh i energjisë elektrike, vazhdon të jetë faktor kyç në stabilitetin e sektorit të energjisë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJIKE E KOSOVËS