KfW ka shpallur tenderin për shërbime konsulente për zhvillimin e projektit fotovoltaik i cili planifikohet të ndërtohet në ish deponinë e hirit të TC-A-së në KEK
Sipas njoftimit të KfW, konsulentët e pavarur të kualifikuar ftohen të paraqesin dokumentet për para kualifikim për shërbime konsulente për zbatimin e projektit fotovoltaik.
Projekti përfshin:
1) Rivitalizimi i deponive të hirit prej përafërsisht 150 ha në afërsi të termocentralit Kosova A ...
Shkup, 28 Korrik, 2022 - është zhvilluar takimi në mes të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM) dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në sektorin energjetik ndërmjet dy kompanive shtetërore për prodhim të energjisë elektrike
ESM dhe KEK kanë filluar të intensifikojnë bashkëpunim për ta tejkaluar më lehtë krizën energjetike dhe situatën për sezonin e ardhshëm të dimrit.
Në takimin e mbajtur në zyrat e ESM-s...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njofton se është duke bërë remontet/revizionet e të gjitha njësive prodhuese sipas planit për përgatitjet e zakonshme për sezonin dimëror.
Në këtë vazhdë, njësia A-5 është ndalur për qëllim inspektimi dhe riparimi, pra kjo ndalje është bërë sipas planit për revizion konform planit të përditësuar të remonteve dhe revizioneve, duke respektuar në tërësi obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik.
Për më tepë...
Sot, Kryeshefi Ekzekutivë, z. Nagip Krasniqi së bashku me menaxhmentin kanë mirëpritur një delegacion nga Këshilli i Bashkimit Evropian: Grupi Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB).
Gjatë qëndrimit në KEK, zyrtarët e Këshillit të BE-së janë njoftuar nga z. Krasniqi dhe menaxhmenti i KEK-ut për operimet ditore, projektet ambientale (të perkrahura nga BE) sfidat me të cilat ballafaqohet KEK dhe objektivat e KEK-ut në modernizimin e njesive pro...
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se tregtimi i energjisë elektrike (eksporti) nga KEK-u bëhet kryesisht kur paraqiten tepricat pasi të përmbushen nevojat e konsumit vendor. Tepricat zakonisht shfaqen (natën) në intervalin kohor nga ora 01:00 deri në orën 07:00 eventualisht deri 09:00 (rrallë herë).
Bazuar në procedurat e brendshme, KEK fillimisht deklaron prodhimin e energjisë elektrike për konsum vendor, pra për nevojat e konsum...
Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Nagip Krasniqi ka vizituar TC Kosova B dhe është njohur nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, të TC Kosova B, nga ku u njoftua rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues i TC-B , ekipi i ekspertëve të KEK-ut të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve si dhe nga eksperti- monitorues i “General Electric”(GE).
Lidhur me këtë z. Krasniqi u shpreh: „Duke çmuar angazhimin e ek...
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, me datë: 16.12.2021 në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.
Si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës.
Në KEK aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës A (A3,A4 dhe A5) dhe njës...
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të KEK sh.a njofton se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Korporatën Energetike të Kosovës është përzgjedhur kandidati më i suksesshëm z.Nagip Krasniqi.
Gjatë javës se kaluar janë zhvilluar procedurat e intervistimit për të gjithë kandidatët potencial të cilët i kishin përmbushur kriteret e parapara në shpalljen publike dhe z. Nagip Krasniqi ka marë vlerësimin më të lartë si nga Bordi ashtu edhe nga Partneri ...
Komunikatë, datë: 17.09.2021
BORDI I PËRKOHSHËM I DREJTORËVE TË KORPORATËS ENERGJETIKE TË KOSOVËS SOT MBAJTI MBLEDHJE DHE MORI VENDIME ME RËNDËSI
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e sotme datë, 17 Shtator 2021, duke pasur objektivë zbatimin e ligjeve në fuqi, dhe vendimeve të Qeverisë si dhe ngritjen e performancës në prodhim dhe në fushën ambientale, konform kompetencave dhe përgjegjësiv...
KEK: Kthehet në punë ekskavatori 8M.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin e gjerë se falë një angazhimi të jashtëzakonshëm të ekspertëve dhe punëtorëve të korporatës, ekskavatori 8M i cili mbrëmë kishte lëvizur për disa metra mbrapa është kthyer në pozitën që ka qenë dhe ka filluar operimin normal.
Për më tepër, në lidhje me disa spekulime të bëra nga portale të pa përgjegjshme kinse lëvizja e këtij ekskavatori ka rrezikuar dhjetëra...