Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se një ndër prioritetet e saj në vazhdimësi ka qenë përkrahja e komunitetit për rreth fushës së operimeve në forma të ndryshme dhe kjo përkrahje do të vazhdojë sa herë që paraqitet nevoja nga komuniteti,kemi mundësi operuese dhe kërkesat janë brenda kompetencave të korporatës dhe ligjeve në fuqi.
Në këtë vazhdë, me të pranuar kërkesën Komunës së Fushë Kosovës për domosdoshmërinë e intervenimit tek parku rekreativ “Pishat e Sllatinës”, KEK, respektivisht Divizioni i Prodhimit të Qymyrit (DPQ) menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe pas një angazhimi disa ditore me makineri të rënda ka arritur me sukses të përfundoj hapjen e një kanali (vijë ndarëse) me qëllim të parandalimit të zjarreve potenciale që mund të shkaktohen si pasojë e temperaturave të larta në afërsi të parkut rekreativ “Pishat e Sllatinës”.