
Transformatori i ri, me kapacitet 40 MVA (220/6.3 kV), me vlerë prej rreth 1 (një) milion euro, ofron një zgjidhje optimale për furnizimin e sigurt me energji elektrike, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme sigurinë në njësitë e prodhimit.
Transformatori ekzistues, i instaluar në vitet '70, kishte probleme të shumta dhe humbje të mëdha energjie gjatë transformimit, duke qenë praktikisht i harxhuar dhe gati jo funksional.
Vlen të theksohet se transformatori i ri ka humbje shumë më të vogla për shkak të eficiencës më të lartë në procesin e transformimit të energjisë elektrike nga një nivel tensioni në një tjetër. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e performancës energjetike të sistemit dhe do të kontribuojë në stabilitetin e furnizimit me energji elektrike.

