Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh. a.) me qëllim të lehtësimin e qarkullimit dhe me kërkesë të komunitetit si rrugë alternativë (pas mbylljes se rrugës “Afrim Krasniqi”) kishte hapur rrugën nga fshati Bardhi i Madh e cila kalon nëpër miniera dhe lidhet me fshatin Palaj. Kjo rrugë me vite ishte e destinuar vetëm për operimet ditore të korporatës dhe si e tillë nuk kishte shenja trafiku. Prandaj, menjëherë pas hapjes per qarkullim të komunitetit, KEK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për vendosjen e 40 shenjave të trafikut rrugor të cilat do të lehtësojnë komunitetin që frekuenton këtë rrugë. Projekti tashmë i përfunduar ka rezultuar i suksesshëm edhe nga inspektimi në terren i komisionit të përbërë nga inspektorët e sigurisë në punë nga Divizionin i Prodhimit të Qymyrit. (për ilustrim shihe fotot në vijim)