Falë angazhimit dhe vullnetit të stafit të TCB-së, të gjitha punimet e planifikuara gjatë remontit të rregullt vjetor në njësinë B-2 kanë përfunduar me sukses. Vlen të theksohet se edhe njësia B-1 e TC Kosova B ka përfunduar punimet e saj të remontit të rregullt vjetor më 18.08.2024, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik.
Përfundimi i suksesshëm i remonteve të dy njësive B-1 dhe B-2 ka ngritur sigurinë e operimeve dhe prodhimit në TC Kosova B. Prodhimi qëndrueshëm i këtyre njësive ka një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe është në interes të qytetarëve.