Njësia gjeneruese B-1 e termocentralit Kosova B, bazuar në bilancin vjetor energjetik, është në proces të remontit të rregullt të planifikuar nga data 23.03.2025 deri më 26.04.2025.
Gjatë këtij remonti, përveç aktiviteteve riparuese të brendshme, do të realizohen edhe riparimet e kontraktuara, të cilat përfshijnë:

o Implementimi i kontratës për portet dhe degët e kanaleve CFRG/PA
o Implementimi i kontratës për riparimin e ndërpresit 24 kV të gjeneratorit
o Implementimi i pjesërishëm i kontratës për kondenzatorin
o Pastrimi i sipërfaqeve ngrohëse të kaldajës

Aktivitete të planifikuara kanë filluar dhe po zhvillohen në përputhje me dinamikën e paraparë, duke siguruar që procesi të realizohet me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara.
Me përfundimin e këtij remonti, pritet që siguria e operimit të njësisë B-1 të rritet, duke përmirësuar kështu nivelin e sigurisë dhe efikasitetin e prodhimit të energjisë.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS