Më, 9 maj 2024 kanë përfunduar punimet e Simpoziumit të Përbashkët të CIGRE të mbajtur në Tiranë, në të cilin Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) e ka përfaqësuar Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK z. Ramadan Budakova.
Kjo ngjarje u organizua nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), nën mbështetjen e CIGRE Kosovë, CIGRE Itali dhe CIGRE Paris, duke mbledhur bashkë profesionistë të sektorit të energjisë.
Gjatë këtij simpoziumi, u fokusuan bisedat në integrimin e burimeve të rinovueshme dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal për të përballuar sfidat në nivel global. KEK vazhdon të demonstrojë angazhimin e saj për zhvillimin e politikave të tranzicionit energjetik dhe diversifikimin e burimeve, duke kontribuar në një të ardhme më të qëndrueshme.