Pas përfundimit të punimeve të konferencës, më 11 Tetor 2024, një delegacion ekspertësh të minierave, vendorë e ndërkombëtarë, vizitoi Divizionin e Prodhimit të Qymrit (DPQ) në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.).
Delegacioni u mirëprit nga z. Fatmir Gerguri, Drejtor i Inxhinieringut në DPQ-KEK, i cili i njoftoi për operimet ditore, arritjet, sfidat dhe objektivat e minierës. Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyer për ndarjen e ekspertizës dhe për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë minerare dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
Pjesëmarrësit në delegacion shprehën interesim për zhvillimet e fundit në sektor dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e praktikave të qëndrueshme në industrinë minerare. Të dy palët diskutuan mbi mundësitë për të forcuar partneritetet dhe për të promovuar iniciativa që do të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe mjedisor në rajon.
Kjo vizitë është një hap pozitiv drejt avancimit të industrisë minerare në Kosovë dhe forcimit të lidhjeve ndërkombëtare në këtë sektor të rëndësishëm.