Kursimi i energjisë elektrike është mjeti i vetëm per kthimin e gjendjes së furnizimit normal. KEK sh.a. është i vetëdijshëm për motin e acartë që po mbizotëron gjatë këtyre ditëve, por ngrohja me energji elektrike nga pjesa dërrmuese e konsumatorëve, sidomos në qytetin e Prishtinës pamundëson kryerjen e plotë të funksioneve të korporatës. Rrjeti i shpërndarjes i korporatës është i dizajnuar për furnizimin dhe aktivizimin përmes tij të pajisjeve shtëpiake, por jo edhe të shndërrimit të energjisë elektrike në energji termike. Ky është një proces i dhunshëm, që po e vë në vështirësi të mëdha rrjetin e shpërndarjes, sikurse korporatën. Krijimi i mbingarkesave po ndodhë çdo ditë, veçmas në kryeqytet ku po kapërcehen edhe limitet e rrjetit në zona të caktuara, pra kërkesa po arrinë mbi kapacitetet e rrjetit. Në këtë situatë, KEK  sh.a. apelon fuqishëm tek konsumatorët ta mirëshfrytëzojnë energjinë elektrike dhe për ngrohje të ambienteve të banimit të përdorin format më të thjeshta dhe më të lira edhe për vetë ata, siç janë lendet djegëse. Gjatë mbrëmjes së kaluar ngarkesa të tilla në qytetin e Prishtinës janë paraqitur në NS(nënstacionin) 110/10 kV (kilovolt) Prishtina 2 që për shkak të mbingarkesës ka rënë nga puna transformatori T1 në orën 21:17, ndërsa është kthyer në punë në orën 21:21. Për shkak të rënies nga puna të këtij transformatori gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike kane mbetur këto rrugë e lagje: Blloku i Parë, Gjimnazi, Tregu Gjelbër, Gjyqi, Shkolla Teknike, Kasollet, Taslixhe, Vreshtat, Karadaku, Dodona, Parku, 4 Llullat, Hotel Iliria, Gustav Majer, Sheshi Nënë Tereze, Tauk Bashçja, Vreshtat, Kolovica e re, Kolovica e vjetër, Xh.Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores, rr. e Vushtrrisë, Aktashi, Shkolla normale, Sofalia, Bazeni, Restorantet Gërmi, Labëria, Ilirida, Blloku i banesave, Muzeu, A.Rrustemi, Varret e Jahudive, Rezervoaret, Matiçani dhe Zllatari.