Një delegacion nga kontingjenti i KFOR-it gjerman ka zhvilluar një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Delegacioni prej 20 oficerëve të rangut të lartë ushtarak, i udhëhequr nga, komandanti i Forcës së KFOR-it gjerman, nënkoloneli Elsen ka zhvilluar një vizitë, me ç’rast kanë parë për së afërmi funksionimin e dy termocentraleve dhe minierën. Delegacioni është pritur nga drejtori menaxhues i KEK-ut z. Arben Gjukaj dhe stafi menaxhues. Gjukaj ka njoftuar delegacionin me të arriturat dhe sfidat e korporatës e në veqanti me gjendjen aktuale rreth çështjes së shpronësimit pas arritjes së marrëveshjes me banorët.

Gjatë vizitës delegacioni I KFOR-it Gjerman është njoftuar edhe për ciklin e investimeve mjedisore.

Delegacioni më pastaj vizitoj edhe Minieren e Qymyrit në Sibovc dhe biseduan mbi statusin e qymyrit aktual dhe prodhimin e djerrinës.

Delegacioni më pas ka vazhduar vizitën edhe në TC “Kosovën B” ku kanë shikuar nga afër funksionimnin e këtij termocentrali dhe u njoftuan për gjendjen operacionale dhe teknike të njësive gjeneruese.

Në fund ky delegacion vizitoj edhe lokacionin ku është paraparë ndërtimi I termocentralit të ri “ Kosoves e Re”.

Në fund të vizitës delegacioni tha se është i impresionuar me motivin shpirtëror të punëtorëve të KEK-ut për mbarëvajtjen e punëve në këtë korporatë.