Sot, Kryeshefi Ekzekutivë, z. Nagip Krasniqi së bashku me menaxhmentin kanë mirëpritur një delegacion nga Këshilli i Bashkimit Evropian: Grupi Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB).
Gjatë qëndrimit në KEK, zyrtarët e Këshillit të BE-së janë njoftuar nga z. Krasniqi dhe menaxhmenti i KEK-ut për operimet ditore, projektet ambientale (të perkrahura nga BE) sfidat me të cilat ballafaqohet KEK dhe objektivat e KEK-ut në modernizimin e njesive prodhuese dhe projekteve ambientale.
Delegacioni i Këshillit të Evropës gjithashtu ka vizituar termocentralin Kosova B.