Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton, se sonte, në minutat e para pas mesit të natës, sipas një planifikimi të mëhershëm, është ndalur njësia B1. Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dyditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim, në mbrëmje, rreth orës 20:00.
Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.