Njësia për Menaxhimin e Projekteve, Pastrimin dhe Rikultivimin e Tokave (NJMPPRT), ka filluar pastrimin e binareve industriale më datë 18.11.2024. Pastrimi i binarëve industrialë të TC Kosova B po vazhdon të zhvillohet sipas planit dinamik dhe aktualisht është duke u realizuar nga Obiliqi në drejtim të fshatit Plemetin. Pastrimi i fundit i realizuar ka përfshirë largimin e masave të dheut, shkurreve dhe barishteve përgjatë vijës së infrastrukturës së hekurudhës industriale.
Ky proces po bëhet me qëllim të funksionalizimit të binarëve industrialë, të cilët kanë një gjatësi prej 4418 m dhe janë binarë standard me një dimension prej 1435 mm. Me përfundimin e këtij projekti, hekurudha industriale parashikohet të shfrytëzohet në të ardhmen e afërt për transportin e nevojave të korporatës.
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS