Sot, gjatë gjithë ditës e deri në orët e vona të mbrëmjes, është punuar intensivisht nga stafi i Termocentralit Kosova B, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Shprehim mirënjohje të veçantë për Gardën Kombëtare të FSK-së, të udhëhequr nga Kolonel Skënder Hoxha, për mbështetjen dhe profesionalizmin e treguar në largimin dhe transportimin e dy rotorëve të turbinës së shtypjes së ulët të njësisë B-2, secili me peshë mbi 50 tonë.
Ky operacion ishte vendimtar për lirimin e hapësirës së punishtes, duke mundësuar vendosjen e rotorëve të rinj dhe vazhdimin e projektit sipas dinamikës së paraparë.
Korporata Energjetike e Kosovës, falënderon Gardën Kombëtare të FSK-së nën udhëheqjen e Kolonelit Hoxha, si dhe të gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova B për realizimin me sukses të këtij operacioni. Faleminderit edhe një herë FSK-së për bashkëpunimin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të qenë gjithmonë në shërbim të vendit!

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
𝐊𝐎𝐑𝐏𝐎𝐑𝐀𝐓𝐀 𝐄𝐍𝐄𝐑𝐆𝐉𝐄𝐓𝐈𝐊𝐄 𝐄 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕Ë𝐒