Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se, pas miratimit përkatës, është aprovuar zgjatja e afatit për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Fazës së Përzgjedhjes Fillestare (Parakualifikimit) për projektin strategjik “Solar4Kosovo I Photovoltaics"
– Parku Solar 100 MW.
Afati i ri për dorëzim është data: 06.02.2026, ora 10:00.
Të gjitha kushtet e tjera të Ftesës për Përzgjedhje Fillestare mbeten të pandryshuara.
Zgjatja e këtij afati synon t’u ofrojë operatorëve ekonomikë kohë shtesë për përgatitjen e aplikimeve cilësore dhe, njëkohësisht, të rrisë nivelin e konkurrencës dhe pjesëmarrjen e kompanive të kualifikuara vendore dhe ndërkombëtare.
KEK sh.a. inkurajon të gjitha kompanitë me përvojë dhe kapacitete relevante që të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm, i cili zhvillohet në mënyrë transparente dhe konkurruese.
Dokumentacioni i përditësuar është i disponueshëm në faqen zyrtare të KEK-ut dhe në platformat përkatëse të prokurimit.