Përballë sfidave aktuale në operimet e përditshme, si dhe në zbatimin e projekteve investive për modernizimin e njësive prodhuese, mihjen dhe përmirësimet e përgjithshme, Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KEK Sh.A. mbeten të përkushtuar dhe të gatshëm për vazhdimin e dialogut social me përfaqësuesit sindikalë.
Në këtë frymë, sot është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës (SPEK), ku është diskutuar për çështjet me interes të përbashkët dhe kërkesat e punonjësve. Po ashtu, u dakorduam të vazhdohet ky dialog dhe i njoftuam se do të gjejmë një zgjidhje të përafërt, duke u bazuar në rrethanat në të cilat gjendet Korporata.
Njëkohësisht, Bordi dhe Menaxhmenti i kanë ftuar zyrtarisht dhe i bejne ftese publike përfaqësuesit e sindikatës tjetër, SR-KEK që t’i rikthehen rrugës së dialogut social, sepse kjo është rruga e vetme për trajtimin e kërkesave të punonjësve, duke pasur parasysh interesin e përbashkët për stabilitetin operacional dhe zhvillimin afatgjatë të Korporatës.