KEK sh.a. njofton se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, është sulmuar punëtori Lumni Ademaj. Ai është grushtuar dhe kapur për fyti nga konsumatori Fetah Bilalli në hapësirat e KEK-ut.
Pas sulmit menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, që po merret me rastin.
KEK sh.a. edhe njëherë dënon fuqishëm sulmet ndaj punëtorëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Këto sulme janë të papranueshme dhe e pengojnë korporatën që t’i kryejë detyrat e veta karshi konsumatorëve, përkatësisht qytetarëve të Kosovës. Asnjë rast nuk bën të personalizohet, sepse punëtorët po i kryejnë vetëm detyrat me të cilat i ngarkon KEK-u dhe që janë të përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Në këtë situatë, korporata kërkon nga të gjitha palët e interesit, shoqëria civile dhe mediat që t’i ndihmojnë në kryerjen e detyrave prej të cilave përfitojnë direkt qytetarët e vendit dhe të ndihmojnë që rastet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.