Ashtu si u premtua, më 8 mars 2013, KEK-u ka përfunduar shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve për faturat e muajit janar 2013. Në lidhje me këtë sot, Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Z. Arben Gjukaj, u takua me përfaqësuesit e mediave për të diskutuar çështjen e ankesave të konsumatorëve në lidhje me faturat e muajit janar. Z. Gjukaj paraqiti shënimet mbi gjendjen e ankesave të konsumatorëve në secilin prej 7 distrikteve.

Me këtë rast u theksua se KEK-u ka angazhuar personel shtesë për të procesuar dhe analizuar çdo ankesë të konsumatorëve. Zyrat e Përkujdesit ndaj Konsumatorëve gjatë muajit shkurt ishin dhe vazhdojnë të jenë të hapura ende edhe pas orarit, si dhe vikendeve për t’i shërbyer konsumatorët në kohën e duhur. Me këtë rast u qartësua edhe një herë se në bazë të rregullave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë konsumatorët duhet të paguajnë pjesën jokontestuese të faturës së tyre në datën e duhur përndryshe do te ballafaqohen me shkyçje.

Gjatë muajit shkurt, nga mbi 459,000 konsumatorë 3.804 sosh kanë parashtruar ankesa për faturat e muajit janar 2013. Një përmbledhje e shënimeve të prezantuara sot është si më poshtë:

Totali i konsumatorëve                                                459, 669

Totali i ankesave                                                         3,804

Ankesat që kërkojnë kalibrim të njehsorit                        22

Ankesat e rishikuara                                                    3,782   99%

Ankesa të pabaza                                                        2,785   73%

Ankesa të zgjidhura në favor të konsumatorëve           980   26%

Raste kur konsumatorët janë ngarkuar më pak               17

Përqindja e saktësisë se faturimit sipas numrit pas korrigjimeve të muajit janar ishte 99.79 %

KEK-u vazhdon të inkurajojë konsumatorët të cilët kanë pyetje apo shqetësime në lidhje me faturat e tyre të vizitojnë shërbimin e Përkujdesit ndaj Konsumatorëve që gjinden në çdo seli të KEK-ut në tërë Kosovën.

Po ashtu kishte edhe diskutim me mediat.