Të nderuar qytetarë të Komunës së Obiliqit dhe Komunës së Fushë Kosovës

Ju njoftojmë se nesër më datën 26.09.2023 në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Obiliqit – Rr. Adem Jashari nr.2. 15000 Obiliq, dhe
në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës - Rr. “Tahir Zemaj” nr. 2, Fushë-Kosovë,
do të organizohet debat publik nga Korporata Energjetike e Kosovës “KEK” sh.a. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy Komunat respektive për Raportin e VNM-së për Centralin Diellor PV “Kosova A” 100MW ( Solar 4 Kosovo I - Photovoltaic).
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit.

Me respekt,
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS