Prishtinë, 17.08.2023, sot zv. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut Përparim Kabashi ka mirëpritur në një takim Komandantin e Stacionit Policor në Obiliq, Togerin Zekrija Jonuzi, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.
Në këtë takim u diskutua për vazhdimësinë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, e me theks të veçantë rreth sigurisë në hapësirën e operimeve të korporatës. Tutje, zv.KE Kabashi ka njoftuar komandantin Januzi edhe për sfidat dhe objektivat me të cilat po përballet korporata.
Gjatë këtij takimi, komandanti Januzi ka prezantuar një projekt për monitorimin digjital të hapësirave të korporatës në pikat e identifikuara nga ekspertët e Policisë së Kosovës e të cilat kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në dhe për rreth korporatës.
Lidhur me këtë, zv. KE Kabashi ka falënderuar komandantin Januzi duke shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës në sferën e sigurisë.