Mundësi të reja për punë praktike në sektorin e energjisë së ripërtëritshme përmes programit #Energjia e Re
Ky është një program i ri i punës praktike për studentët në vitin e fundit apo të posa diplomuar, të cilët duan të kryejnë praktikën në kompanitë për energji të pastër dhe institucionet publike të sektorit të energjisë në Kosovë. Mundësi e punës praktike me pagesë dhe realizohet përgjatë periudhës tetor 2021 deri në gusht 2022.
Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të rinjët ambicioz për të përvetësuar shkathtësi kritike për llojin e punëve që ofrohen në sektorin e energjisë së #ripërtëritshme#Kosovë i cili po rritet dita ditës.
#EnergjiaeRe financohet nga USAID dhe zbatohet përmes Aktivitetit për Qëndrueshmërinë e Energjisë në Kosovë (ESA), i cili synon të rrisë qëndrueshmërinë financiare dhe mjedisore të sektorit energjetik në Kosovë duke fuqizuar kapacitetet e institucioneve vendore dhe duke lehtësuar investimet në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme
Për më shumë, klikoni në: https://bit.ly/EnergjiaeRe