Në këtë sesionin diskutues, z. Edmond Nulleshi, këshilltarë i KE-KEK përveç tjerash theksoi.
Dizajni tekonologjik i Termocentraleve me të cilat operojm është përcaktuar të ofroi prodhim bazë me ngarkesë fikse nominale. Pra edhe pse nga aspekti elektrik dhe aspekti rregullimit, me investime adekuate mund të ngritet fleksibiliteti i kapacitetit prodhues i njesive gjeneruese me të cilat operojm, për arsye të kompleksitetit të proceseve termodinamike, përmbajtjes dhe dimensionimit të komponenteve dhe materialeve nuk lejohet që prodhimi i TC-ve tona të kanë zbritje (dhe ngritje) të mëdha dhe të shpeshtë të prodhimit.
Konkretisht, me finalizimin e projekteve të revitalizimit të cilat janë duke u realizuar në dy njesi të Kosovës B dhe në një njesi të Kosovës A (që do të filloi vitin tjetër), këto njesi do të kenë një fleksibilitet të operimit (zbritës me brez rreth 30 MW deri 50 MW në secilën prej tyre), por i cili nuk mund të aktivizohet aq shpesh në mënyrë që të ofrohen shërbime ndihmëse aq sa kërkohen për balancimin e variablitetit të prodhimit të BRE-ve.
Prandaj, për balancimin e energjisë së prodhuar nga BRE-të dhe integrimin e tyre në sistem elektroenergjetik duhet fokusuar në zgjidhje tjera dhe jo në fleksiblitetin e njesive tona prodhuese me linjit. Edhe sa i përket këtyre zgjidhjeve tjera, KEK ka filluar ndërmarrjen e hapave për shfrytëzimin e tokave të eksploatuara që ka në pronësi, për prodhim të energjisë së gjelbërt dhe sistemeve për ruajtjen dhe balancimin e energjisë.