Njoftojmë opinionin publik se njësia B2 pas remontit të suksesshëm është duke operuar me parametra që garantojnë se do të kemi prodhim stabil për periudhën e ardhshme!
Ajo që është pasqyruar në opinion përmes mediave është një zgjidhje përkohshme (kalimtare) teknike e cila në asnjë mënyrë nuk e cenon sigurinë operimit të njësisë B2.
Me këtë rast, lusim mediat që të mos bien pre e dezinformatave nga persona të pa autorizuar që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të KEK-ut. Për më tepër, lajmet e tilla të pa sakta gjithashtu po ndikojnë negativisht edhe në motivimin e punëtorëve të cilët po japin maksimumin për ti përfunduar me sukses remontet e rregullta vjetore të njësive prodhuese.