Sqarim

KEK sh.a. sqaron se konstatimet e Komunës së Prishtinës dhe të kryetarit të Partisë së Gjelbër, z. Daut Maloku në numrin e sotëm të gazetës “Koha Ditore” në artikullin “KEK e ndotë Prishtinën 70 herë mbi normat e lejuara”, se gjoja KEK-u qenka ndotësi më i madh i Qytetit të Prishtinës nuk qëndrojnë dhe janë të pabazuara. Aty nuk ceket asnjë studim i bërë nga ambientalistët. Gjendja është komplet tjetër nëse citohen studimet e ambientalistëve. Sipas studime...

KEK shkyç konsumatorët problematikë në Podujevë

KEK ka shkyçur të enjten konsumatorin problematik, Agush Latifin me shifër 75535 në Dobratin të Podujevës. Aksioni është zhvilluar me ndihmën e njësisë speciale të Policisë së Kosovës pasi familjarët e tij kishin bërë rezistencë gjatë shkyçjes duke penguar punëtorët në kryerjen e detyrës zyrtare. Policia me këtë rast ka arrestuar dy persona të familjes së konsumatorit. KEK kishte tentuar ta shkyçte edhe disa ditë më herët këtë konsumator, por ekipi e KE...

Merr formën përfundimtare Elektrofiltri i ri i njësisë A5

Tashmë ka nisur të marrë formën përfundimtare elektrofiltri i ri i njësisë A5. Ky ndërtim modern pritet të përfundojë brenda disa javësh. Menaxhmenti i KEK-ut, i cili ka inspektuar punimet, është ndarë mjaft i kënaqur me dinamikën dhe cilësinë e punimeve. “Vendosja e pajisjeve të fjalës së fundit të teknologjisë tregon përkushtimin e KEK-ut ndaj ambientit. Investimi tashmë është i prekshëm dhe pas disa javësh jeta e qytetarëve përreth do të jetë shumë m...

KEK-u ka pranuar opinionin e auditorit të jashtëm pa asnjë vërejtje për herë të parë në historinë e tij

KEK-u me kënaqësi informon se për herë të parë në historinë e tij ka pranuar një raport të auditorit të pavarur pa kurrfarë kualifikimi, sa i përket pasqyrave financiare të vitit 2011.  Në opinionin e auditorit të pavarur, Grant Thornton, " ... pasqyrat financiare (të KEK-ut) paraqesin saktë, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të Kompanisë deri më 31 dhjetor 2011, si dhe performancën e tij financiare dhe rrjedhën e parasë për vitin që ka...

Sulmohet punëtori i KEK-ut në detyrë – arrestohet konsumatori (sulmuesi)

KEK sh.a. njofton se sot  më 17.05.2012 rreth orës 13.00 , në asistencë të policisë, në bazë te urdhëresës për shkyçje të konsumatorëve borxhlinj, kemi bërë shkyçjen e konsumatorit me shifër DPR 34023, Rruga “Mentor Ratkoceri” p.n. Me këtë rast është sulmuar me grusht specialisti Arben Tërrnava- punëtor i KEK-ut nga djali i konsumatorit. Lidhur me rastin në fjalë kanë ndërhyrë menjëherë organet e rendit dhe sulmuesi është arrestuar. KEK sh.a. dënon f...

Sqarim lidhur me çështjet e burimeve njerëzore në Korporatën Energjetike të Kosovës

Duke marrë parasysh konfuzionin eventual që mund të shkaktohet si pasojë e prononcimeve të pabazuara nga disa  grupe të interesit, lidhur me çështjen e pensionimit  të parakohshëm dhe të testimit të planifikuar të punëtorëve, KEK sh.a. sqaron si në vijim. Duke u bazuar në praktikat më të avancuara ndërkombëtare si dhe kërkesave specifike të Ligjit të Punës, objektiv i testimit është parimisht identifikimi dhe pasqyrimi i gjendjes në të cilën gjenden res...

Sqarim lidhur me çështjet e burimeve njerëzore në Korporatën Energjetike të Kosovës

Duke marrë parasysh konfuzionin eventual që mund të shkaktohet si pasojë e prononcimeve të pabazuara nga disa  grupe të interesit, lidhur me çështjen e pensionimit  të parakohshëm dhe të testimit të planifikuar të punëtorëve, KEK sh.a. sqaron si në vijim. Duke u bazuar në praktikat më të avancuara ndërkombëtare si dhe kërkesave specifike të Ligjit të Punës, objektiv i testimit është parimisht identifikimi dhe pasqyrimi i gjendjes në të cilën gjenden res...

Sqarim

KEK sh.a. sqaron se në raportin e UNDP-së “Matja e Pulsit Publik”, perceptimi rreth korrupsionit nuk po matet si duhet. KEK në vazhdimësi ka kërkuar nga UNDP që  metodologjia zbatuar të jetë adekuate  në mënyrë që të vije deri tek raportet e sakta, por kjo kërkesë ka hasur në vesh të shurdhër. KEK-u është kompani me shërbime të shtrira në tërë territorin e vendit dhe me korporatën kanë të bëjnë të gjithë qytetarët, prandaj kanë edhe percepcion të gjithë. N...

Zjarri në TC Kosova A shkaktoi dëme minimale

KEK sh.a. njofton se dje, me 30.04.2012, në orët e pasdites  është shkaktuar një zjarr në termocentralin “Kosova A”. Zjarri i kishte kapluar dy shiritat transportues që furnizojnë me qymyr bllokun A3. Përpos djegies së shiritave, zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëm tjetër. Asnjë punëtor i KEK-ut nuk është lënduar, sikurse procesi i prodhimit nuk është prekur fare. Zjarri është shuar falë angazhimit të pashoq të punëtorëve të KEK-ut dhe mobilizimit të të gjit...

Intensifikohen punët për ndërtimin e elektrofiltrit të njësisë A5

KEK sh.a. njofton publikun se kontraktori Hammn Environmental/Intering ka intensifikuar punimet në ndërtimin e elektrofiltrit të ri të njësisë A5. Punimet pritet të përfundojnë në korrik, ndërsa një pjesë e mirë e punës tashmë është kryer. Pas ndërtimit të këtij elektrofiltri ky bllok do të ketë emision brenda standardeve të Bashkimit Evropian. Menaxhmenti i KEK-ut është duke i inspektuar vazhdimisht punimet dhe është ndarë mjaft i kënaqur me punën që p...