Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e rregullt të mbajtur dje, me datë 17 Gusht 2021, duke pas si objektivë ngritjen e performancës, sigurinë e operimeve në njësitë prodhuese dhe inovacionin për të ardhmen, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësisë së veçantë për zhvillimin strategjik të korporatës.
Vendimet e BPD-së janë si në vijim:
➢ Për përgatitjen e draft dokumentit teknik lidhur me Termocentralin Kosova A, respektivisht përgatitjen e draft letrës për shprehjen e interesit lidhur me rindërtimin e saj, që do ti prezantohen aksionarit për vlerësim dhe vendimmarrje. Ky vendim është marrë duke e pasur parasysh vjetërsinë e Termocentralit A që ndërlidhet ngushtë me sigurinë e punëtorëve, sigurimin e qëndrueshëm me energji eletrike dhe investimet vjetore të mëdha për mirëmbajtje.
➢ Për vazhdimi i procedurës për vlerësimin e rrezikshmërisë së vendeve të punës,
➢ Për fillimin e procedurës për zhvillimin e infrastrukturës për projektin e parkut solar dhe energjisë se ripërtëritshme.
➢ Vazhdimin e zgjerimit të zonave të gjelbërimit rreth zonës së KEK-sha, ne interes të komunitetit dhe ambientit,
➢ Identifikimin e nevojave për staf deficitar dhe të domosdoshëm, dhe vazhdimin e procedurave të regrutimit konform ligjit,
➢ Vazhdimin e procedurave të përkrahjes së kuadrove të reja dhe deficitare përmes bursave dhe internship për student,
➢ Funksionalizimin e punës së mensës në TCB, si dhe renovimin e funksionalizimin e mensave të tjera si dhe ngritjen e kualitetit dhe cilësisë se ushqimit,
➢ Vazhdimin e auditimit të kontratave të mesme dhe të mëdha nga ana e auditimit të brendshëm nga periudha e inicimit të kërkesave deri në implementimin e tyre,
➢ Inicimin e procedurave disiplinore nga ana e menaxhmentit, në pajtim me procedurën, për të gjitha shkeljet e evidentuara,
➢ Drejtoria e njësisë qendrore për planifikim dhe strategjik i KEK-sha të riemërohet në Drejtoria për zhvillim strategjik dhe energji të ripërtritshme, dhe në kuadër të saj të merret me studimin dhe zhvillimin e energjisë solare dhe nga burime tjera të ripërtritshme.
➢ Vazhdimin e procedurave të identifikimit të pronave të KEK-sha dhe vazhdimin e punës së task forcës për këtë qëllim dhe raportimi periodik nga ana e tyre.
Bordi më këtë rast vazhdon ti inkurajon punëtorët për vaksinim, si dhe menaxhmentin për përmirësimin dhe sigurimin e kushteve të punës në pajtim të plotë me kërkesat ligjore dhe procedurat në fuqi.