Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njofton se është duke bërë remontet/revizionet e të gjitha njësive prodhuese sipas planit për përgatitjet e zakonshme për sezonin dimëror.
Në këtë vazhdë, njësia A-5 është ndalur për qëllim inspektimi dhe riparimi, pra kjo ndalje është bërë sipas planit për revizion konform planit të përditësuar të remonteve dhe revizioneve, duke respektuar në tërësi obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik.
Për më tepër, sot kemi zëvendësuar prodhimin e kësaj njësie nga deponimet në KESH, dhe KEK, momentalisht, është duke ofruar kapacitetin në dispozicion prej rreth 515 MWh/h. Pra, sasia e ofruar nga KEK për furnizuesin publik është e njëjta që është ofruar edhe dje. Ndërkohë, janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme, që njësia A3 të rikthehet në operim sipas planifikimit.
Lidhur me këtë, KEK kërkon nga mediat që të marrin qëndrimin zyrtar nga KEK dhe të ndalin spekulimet, të cilat përveç që po dëmtojnë imazhin e KEK-ut, po krijojnë panik të panevojshëm te qytetarët.
Me respekt,
Departamenti i Marrëdhënieve
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS