Në vazhdën e mbikëqyrjes së operimeve në divizionet e prodhimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), zv. Kryeshefi Ekzekutivë, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë ka qëndruar në mihjen sipërfaqësore, përkatësisht në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit. Drejtuesit e mihjes sipërfaqësore kanë njoftuar z. Kabashi me arritjet e prodhimit të qymyrit dhe largimit të djerrinës pas përfundimit të procesit të shpronësimeve në zonën prej 129 hektarëve.
Ndërsa z. Kabashi duke falënderuar menaxhmentin dhe punonjësit e mihjes sipërfaqësore, ka inkurajuar ata që të vazhdojnë me punë të zellshme pasi që prodhimi i energjisë elektrike, i cili njëherësh është produkt esencial për qytetarët e vendit fillon pikërisht nga Divizioni i Prodhimit të Qymyrit.