Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ashtu siç ka njoftuar banorët në takimin e datës 24.05.2024, njoftimin publik dhe njoftimin për komunën e Obiliqit pas takimit, si dhe njoftimin publik dhe njoftimin për komunën e Obiliqit dhe Fushë Kosovës me datë: 27.06.2024, përsëri njofton banorët përreth fushës së operimeve të cilët përmes protestave po shprehin pakënaqësitë e tyre rreth procesit të shpronësimit, se përvetësimi i tokës për nevoja xehetare (përmes Zhvendosjes/Shpronësimit) nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM).
Për më tepër, edhe sa i përket shqetësimeve (pretendimeve) të banorëve në lidhje me procesin e shpronësimeve, KEK për hire të transparencës të gjitha i ka adresuar tek organet relevante të drejtësisë.
Prandaj, sa i përket përvetësimit të tokave dhe zgjerimit të minierave (për arsye të tjera), që nuk janë në përputhje me Planin Kryesor Xehetar, dhe planet tjera operative, përsëri ju bëjmë të ditur se kjo çështje është përtej kompetencave dhe interesit të KEK.