Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a. konsideron se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj duke shprehur gatishmërinë që në vazhdimësi do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së punëtorëve.
Një angazhim i tillë do të mbetet fokus i Bordit të Drejtorëve dhe menaxhmentit të KEK-ut edhe më tej, duke mos humbur fokusin thelbësor që është angazhimi në fushën e përmirësimit të mëtejmë të shërbimeve të Korporatës.
Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti kanë zhvilluar disa takime me sindikatat përkatëse, me ç ‘rast u janë dhënë sqarime konkrete mbi gjendjen aktuale, mirëpo këto diskutime do të vazhdojnë edhe më tej për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme dhe në të mirë të korporatës.
Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti pret mirëkuptimin nga sindikatat dhe të gjithë punonjësit për angazhime të përbashkëta.