Sot, KEK-un e ka vizituar Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila është mirëpritur nga zv.Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) i KEK-ut, Përparim Kabashi me bashkëpunëtorë dhe Bordi i Drejtorëve, me ç‘rast znj.Rizvanolli u njoftua për gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.
Lidhur me këtë, zv.Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.) dhe Bordi i Drejtorëve duke falënderuar Ministren Rizvanolli për mbështetjen e vazhdueshme të dikasterit që ajo drejton, siguruan se është duke u punuar pandërprerë në të dy termocentralet për të prodhuar energji elektrike konform planit dhe bilancit energjetik. Tutje ata theksuan se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj duke shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur në të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar.