Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), e ka vizituar një delegacion i lartë i KfW-së në krye me Stephan Opitz, anëtar i komitetit menaxhues në KfW, përgjegjës për operacionet e KfW-së në Azi e Afrike, Moritz Reme, drejtor i KfW-së për Kosovë dhe Maqedoninë e veriut dhe Ganimete Huruglica, zv. Drejtore e zyrës së KfW-së në Kosovë dhe specialiste për sektorin e energjisë.
Delegacioni është mirëpritur nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv (u.d.), Përparim Kabashi me bashkëpunëtor. Gjatë vizitës në lokacionin ku planifikohet të ndërtohet parku solar prej 100MW “Solar4Kosovo Photovoltaic”, projekt që financohet nga një grant i Bashkimit Evropian dhe kredi të butë nga qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë përmes KfW-së si dhe kontribut vetanak i KEK-ut. z. Kabashi ka njoftuar delegacionin rreth vizionit te KEK-ut sa i përket gjenerimit nga energjia e ripërtritshme dhe hapat vijues që po ndërmerren drejtë realizimit të parkut solar 100MW.
Pas kësaj, delegacioni nën shoqërimin e zyrtarëve të KEK-ut vazhduan edhe për një vizitë të shkurtër në TC Kosova B ku u prezantua puna në remontin e njësisë së TC Kosova B, prodhimi aktual si dhe planet në këtë termocentral kryesisht lidhur me elektro-filtrat e ri dhe zvogëlimin e ndotjes së emetimeve të gazrave.