Në Konferencën e II të Komitetit Nacional CIGRE Kosovë, Skënder Bucolli, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete para audiencës prezantoi aktivitetet e DPQ-së si:
Projekti kryesor për minierën e re i cili mbulon periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2060 dhe nevoja që të rishqyrtohet plani aktual dhe investimet për minierën e re me qëllim të rritjes së efikasitetit të kapaciteteve prodhuese.
DPQ bazuar në Planin Kryesor Xehetarë janë të dizajnuara për një prodhim maksimal vjetorë prej rreth 9.0 milion tonë qymyr, me kushtin që pajisjet kryesore xehetare të riparohen sipas planit.
Shpronësimi:
Është në përfundim e sipër shpronësimi i zonës prej 129 hektar, megjithatë ende nuk janë kryer të gjitha procedurat sa i përket disa pronave të cilat janë trajtuar me ligjin e shpronësimit.
Kanë filluar procedurat për shpronësimin e zonës 72.4 hektar, është nënshkruar kontrata me kompaninë për vlerësimin e patundshmërive e cila sipas planit duhet të përfundojë te gjitha procedurat brenda një viti nga data e nënshkrimit të kontratës