Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë që kultivojnë dy ndërmarrjet për më shumë se një dekadë e me theks të veçantë realizimi i Projektit të ko-gjenerimit, i cili i ka hapur rrugë realizimit të shumë projekteve tjera deri më tani dhe atyre që janë në proces të realizimit.
Ka qenë një vlerësim i përbashkët i nivelit më të lartë udhëheqës të të dyja NP-ve, se pa një bashkëpunim të mirë do t ‘ishte i pamundur furnizimi me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për rreth 30 mijë konsumatorëve të kryeqendrës së vendit.