Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) me rastin e festave të Vitit të Ri, sot ka shpërndarë 330 pako me dhurata për fëmijët dhe nxënësit e komunës së Obiliqit. Në këtë rast 101 nxënës të shkollës Fillore “MIGJENI” në Sibovc kanë mirëpritur dhuratat. “Ky është një gjest bujar për komunitetin, e falënderoj KEK-un që i bënë nxënësit të buzëqeshin”, tha përfaqësuesja e shkollës Leonora Sadiku. Dhurata janë shpërndarë edhe në shkollën fillore “Fazli Grajqevci” në fshatin Hade dhe Lajthishtë, si dhe shkollën fillore “Abdurrahman Gërguri në Dardhishtë. KEK-u kishte kënaqësinë që sot të ndaj dhurata edhe për fëmijët e invalidëve të luftës, dega e Obiliqit. Zyrtarët e KEK-ut duke u shpërndarë dhuratat u uruan festat të gjithë nxënësve dhe fëmijëve të Komunës së Obiliqit. “Ndihem jashtëzakonisht i privilegjuar që sot në emër të KEK-ut pata mundësin tu ndaj nga një dhurate nxënësve në rrethinën ku ne operojmë, me të vërtet është kënaqësi të jesh në mesin e nxënësve në raste të tilla gëzimi” theksoi Skënder Bucolli, Drejtor I Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunitetin në KEK. Iniciativën e KEK-ut e ka përshëndetur edhe Kryetari I Komunës Xhafer Gashi, I cili edhe ka qenë prezent gjatë shpërndarjes së dhuratave. “Falënderojmë KEK-un që sot I gëzuan fëmijët e rrethinës së Obiliqit dhe shpresoj që ndihma e KEK-ut për komunitetin do të vazhdoj edhe në të ardhmen” u shpreh z. Gashi. viti i ri