Duke pas parasysh gjendjen e krijuar si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve në vend dhe vendimit të aksionarit (Qeverisë së Kosovës) nr. 01/05. dt: 05.04.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19. Korporata Energjetike e Kosovës menjëherë ka vepruar dhe sot ka mbajtur mbledhjen e menaxhmentit me ç’rast është kërkuar nga drejtorët/menaxherët e njësive përkatëse që të respektohen në përpikëri masat e reja të parapara me vendimin e qeverisë. Në këtë vazhdë, u.d. KE, Përparim Kabashi pas mbledhjes së menaxhmentit ka lëshuar Urdhëresën Ekzekutive nr. 03/21 (bashkangjitur) për zbatimin e vendimit të Qeverise së Kosovës 01/05 e dt 05.04.2021. Urdhëresa Ekzekutive tashmë është në fuqi dhe me rekomandimet e saj janë njoftuar të gjithë punëmarrësit e korporatës.