Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) e ka marrë me shqetësim rastin e kërcënimit të Drejtorit Menaxhues, z. Njazi Thaçi. I bëjmë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë të ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe ta hetojnë me prioritet këtë rast. Kërcënuesit të dalin para drejtësisë dhe të parandalohen raste të tilla. Bordi shpreh mbështetjen e plotë për drejtorin menaxhues z. Njazi Thaçi dhe ndjen keqardhje për shqetësimin që i ka ardhur nga persona të papërgjegjshëm. Nga ana tjetër Bordi i Drejtorëve të KEK-ut garanton aksionarin, Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët se çdo konkurs dhe veprim do të mbikëqyret në detaje nga bordi. Sikur edhe në të kaluarën edhe tani i gjithë procesi i punësimit do të jetë i hapur dhe transparent. Kështu që në çdo kohë dhe në çdo moment të gjithë palët e interesuara do të kenë qasje në mënyrën e përzgjedhjes por assesi nuk do të tolerojmë që punësimet të realizohet përmes presioneve çfarëdo qofshin ato.