Më 22.11.2023 në Konferencën e II të CIGRE Kosovë, në panelin e parë me titull "Sfida e Sektorit të Energjisë dhe Fleksibiliteti i Sistemit Elektroenergjetik", zv.kryeshefi i KEK-ut Përparim Kabashi shpalosi para panelit dhe të pranishëmve të arrituar e shumta, sfidat dhe objektivat e KEK-ut për tre vjeçarin e ardhshëm.
Z.Kabashi bëri të ditur se Korporata Energjetike e Kosovës këtë vit ka arritur t'i përfundon me sukses revizionet dhe remontet e rregullta vjetore në të gjitha njësitë prodhuese të TC-A dhe TC-B.
Për më tepër ai theksoi se në këtë periudhë kanë përfunduar edhe dy projekte kapitale, projekti i dilatimeve në dy njësitë B1 dhe B2, si dhe në njësinë B1 ka përfunduar me sukses projekti i pështjellave të statorit të gjeneratorit elektrik.
Ai në fund theksoj se në tri vitet e ardhshme KEK-u planifikon rivitalizimin e tri njësive B1, B2 dhe A3 duke rritur jetëgjatësinë për 20 vitet e ardhshme.