Kurti u zotua se do të jetë gjithnjë pranë KEK-ut dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, si asnjë kryeministër më parë. Për të dhe Qeverinë në detyrë KEK-u ka rëndësi të trefishtë; është pasuri natyrore, kapacitet prodhues dhe organizatë e punëtorëve Në vazhdën e vizitave në këtë kohë pandemie, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me bashkëpuntor, i shoqëruar edhe me Ministren në detyrë e MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, vizituan Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.). Ata u pritën dhe u përcollën nga u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv, z. Luigj Imeri, anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, anëtarë të Menaxhmentit të KEK-ut dhe përfaqësuesit e punëtorëve. Në këtë vizitë u përfshinë tri divizionet prodhuese, Termocentrali Kosova – A, Divizioni i Prodhimit të Qymyrit dhe Termocentrali Kosova – B. Gjatë vizitës, kryeministri në detyrë u informua mbi punën dhe sfidat e kësaj korporate, veçanërisht në këtë situatë pandemie. Sipas u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv, z. Luigj Imeri, KEK-u nga data 10 mars, ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse duke u bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e ndërlidhura nga Qeveria e Kosovës. Në këtë drejtim, është bërë dezinfektimi i rregullt i hapësirave në të gjitha njësitë prodhuese dhe po ashtu në autobusët që transportojnë punëtorët, janë liruar stafi me probleme shëndetsore, është reduktuar qëndrimi në hapsira të përbashkëta. Si dhe stafi jo kritik për prodhim është obliguar të jenë në gjendje gadishmërie duke mundësuar që të gjitha operimet dhe proceset në të gjitha njesitë të funksionojn pa asnjë pengesë. Me tej, edhe përkundër vështirësive të mëdha për shkak të mungesave në treg medicinal, KEK-u ka bërë dhe po bënë të pamundurën që të gjithë punëtorët të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse. Gjithashtu vlenë të theksohet se menaxhmenti bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekje maksimale që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pa ndërprerë të energjisë elektrike dhe qymyrit nga dy termocentralet dhe mihjet. Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë Kurti i falënderoi të gjithë për punën e palodhshme dhe tejet të rëndësishme që po bëhet në KEK. Për të dhe Qeverinë në detyrë KEK-u ka rëndësi të trefishtë; është pasuri natyrore, kapacitet prodhues dhe organizatë e punëtorëve. Ai shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ashtu që të rritet dhe stabilizohet prodhimi dhe të përmirësohen kushtet e punës në këtë ndërmarrje. KEK-u ka nevojë për investime të duhura, menaxhim të mirë dhe ndërlidhje me hallkat e ekonomisë duke qenë se energjia është epiqendër e zhvillimit ekonomik. Kryeministri në detyrë Kurti u zotua se do te jetë gjithnjë pranë KEK-ut dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, si asnjë kryeministër më parë. Ndërsa znj. Rozeta Hajdari, Ministre pranë MEPTINIS, duke pershëndetur dhe përgëzuar gjithë punëtorët e KEK-ut për punën e tyre të palodhshme theksoi, dua t’ju them se resursi kryesor për zhvillim ekonomik në Kosovë është resursi njeri dhe gëzohem që ju shoh sot të gjithë të përkushtuar, të gjithë në punë me vullnetin që edhe në këtë kohë pandemie të ofroni prodhim të energjisë elektrike pa pengesë. Kompetenca e juaj kur bashkohet bashkë me resursin e linjitit që e kemi na mundëson që së bashku të vimë deri te zgjedhja më e mire. Nuk jamë e interesuar as unë e as kryeministri të vimë deri te një zgjedhje që nuk ka qene e përshtatshme për ne, për shoqërinë tonë ku çmimi për konsumator do të ishte 115 euro, kjo do të ishte e dëmshme për ne. Prandaj bashkë me ju, me kompetencën dhe përkushtimin e juaj do të vimë deri të zgjedhja më e mire për ne. Siç e përmendi edhe kryeministri, ne kemi mundësinë për alternativat që do t'i analizojmë bashkë me ju dhe të vimë deri te zgjedhja me e mire për ne. Prandaj, ju përgëzoj dhe ju falenderoj për punën që po bëni dhe do të jem në kontakt me ju dhe poashtu do t’i përgjigjem kërkesave tuaja që i keni parashtruar përmes sindikatës së punëtorëve. Një ditë ju kam taku por do të vijë prap t’ju takoj edhe në linjat e prodhimit ku jeni, do të jem sa më afër me ju, sepse kur filloj me ju e zgjidhim problemin më lehtë. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj u shpreh në fund znj. Hajdari.