Subjekti juridik i regjistruar në ARBK si Korporata Energjetike e Kosovës, NUI 811290808 me seli në Prishtinë me adresë Adr.”Sheshi Nëna Terezë”; Ndërtesa e Toskanes-Prishtinë, për gjeneratorët e energjisë elektrike të quajtur:
-TC “Kosova A” me kapacitet të instaluar 610MW(A3,A4,A5) ,për prodhim të energjisë elektrike, në lokacionin Obiliq komuna e Obiliqit dhe
-TC “Kosova B” me kapacitet të instaluar 678MW(B1,B2) dhe 140MWTH(B1,B2) ,për prodhim të energjisë elektrike dhe energjisë termike , në lokacionin Obiliq komuna e Obiliqit.
Nëpërmjet këtij NJOFTIMI informojmë palët e interesuara se kemi APLIKUAR në Zyrën e Rregullatorit për Energji për Licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike dhe termike me kapacitet prej 1288MW dhe 140MWTH, në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017).
Aplikacioni për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike dhe termike, me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën finale për vendimmarrje.
Pas licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, i licencuari mund të kryej aktivitetin e prodhimit të energjisë në Kosovë, në pajtim me dispozitat e licencës, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë, dhe legjislacionit tjetër në fuqi.
Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditë pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë (portal). Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. ”Bekim Fehmiu” (ndërtesa e Arting), Kati i II-të, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: hysnije.rexhaj@ero-ks.org; Tel.038247615/118.