Me datë 24.10.2023 është kthyer në operim njësia B-1 e Termocentralit Kosova B (TC-B), në këtë njësi kanë përfunduar me sukses punimet e projektit të dilatimeve të kaldajës, ndërrimit të zbarrave të gjeneratorit elektrik, si dhe një sërë riparimesh të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë.

Me këtë rast, zv. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh. a.), Përparim Kabashi me bashkëpunëtor ka qëndruar sot në TC-B, me ç ‘rast ka përgëzuar stafin menaxhues dhe teknik, si dhe gjithë punonjësit e TC-B-së për angazhimin maksimal në përfundimin me sukses të dy projekteve kapitale përfshirë remontet e rregullta vjetore në të dy njësitë B-1 dhe B-2 të TC-B-së, në të cilat është rritur siguria e operimit.

TCB